Ballina Flash

Berati bëhet pjesë e projektit “Bashki të forta”

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ – Në mjediset e bashkisë së Beratit u prezantua sot projekti “Bashki të forta”, që synon mbështetjen e bashkive të Shqipërisë në fushën e shërbimeve publike, financave dhe arsimit parashkollor.

Projekti synon jo vetëm ngritjen e kapaciteteve, por edhe mbështetje për sektorët e mësipërm. Projekti financohet nga qeveria zvicerane dhe zbatohet në bashkëpunim me bashkinë e Beratit dhe bashkitë e tjera të qarkut të Beratit.

Ne takim ishte e pranishme Afize Skëndo, nënkryetare e bashkisë, si dhe përfaqësues të institucioneve publike të qarkut të Beratit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma në shërbimet sociale, decentralizimi prioritet
Artikulli tjetërDelegacioni i BE-së: Dialog që kërkesat e studentëve të përkthehen në zgjidhje konkrete