Ballina Aktualitet

Gjermania vlerëson reformat e ndërmarra nga Shqipëria

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ – Gjermania vlerëson reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Gjemanisë në Zagreb, Robert Klinke.

Ambasadori Poda vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, sidomos në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit në reformat kyçe me fokus integrimin europian të vendit.
Më pas, ai e informoi ambasadorin Klinke me reformën në sistemin e drejtësisë, procesin e Vetingut, reformën zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasadori Klinke, mbasi e uroi ambasadorin Poda me rastin e marrjes së detyrës, shprehu vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare të orientuara nga integrimi europian i vendit, duke nënvizuar se Gjermania do të mbështesë vazhdimisht Shqipërinë në këtë rrugë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështjet e sigurisë në rajon, duke theksuar se siguria në Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të tij (BP), por edhe për vetë sigurinë europiane.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Projekti i Unazës së Madhe të Astiri, prishet një godinë 2-katëshe
Artikulli tjetërKANADA – Trudeau kërkon anulimin e një kontrate armatimesh me Riadin