TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/- Rreth 120 aeronautistë nga e gjithë bota janë pjesë e Finales së Kupës së Botës, që po zhvillohet në Korçë.
Me një ceremoni të veçantë, përfaqësues të Aeronautikës Shqiptare dhe vendeve të ndryshme të botës, çelën aktivitetin treditor të fluturimeve të lira.
Kjo finale zhvillohet nga 13-15 dhjetor në Moravë, ku pilotët e Aeronautikës Shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës, po zhvillojnë fluturime të lira.
Për gjithë të apasionuarit pas sporteve në natyrë do të zhvillohen fluturime dyshe me ndihmën e profesionistëve.
Festat e fundvitit e gjejnë Korçën me një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike. I cilësuar “Qyteti i festave”, Korça e plotëson më së miri kornizën e një qyteti ku festohet me art e kulturë. /k.s/r.e/






















