Ballina SPORT

FUTBOLL – Roben dëmtohet sërish, rikthehet në janar

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ – Veterani i ekipit bavarez të “Bajernit” të Mynihut, Arjen Roben mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Niko Kovaç për tre ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor.

34-vjeçari Roben pritet që të rikuperohet në fillim të muajit janar, kur pritet që “Bajerni” do të udhëtojë në fazën përgatitore në Katar bën me dije trajneri Kovaç.

“Rreziku është tepër i lartë. Pushimi do t’i bëjë mirë”, theksoi trajneri bavarez.

Roben do të largohet në fund të sezonit nga “Bajerni”, sezon i cili është shoqëruar me disa dëmtime të holandezit.

“Bajerni” ka siguruar vendin e parë në grupet kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe ndodhen 9 pikë larg kryesueses së Bundesligës gjermane, “Borusia Dortmundit”, dhe do të ndeshet ditën e shtunë kundër “Hanoverit”. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorça Open Air, 120 aeronautistë nga gjithë bota në Moravë
Artikulli tjetërHAGË – Holanda parashikon blerjen e 15 avionëve të tjerë luftarakë F-35