Ballina Bota

STRASBURG – Juncker refuzon rishikimin e marrëveshjes për Brexit

STRASBURG, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në Këshillin e Europës do të kemi një mysafir të papritur, Brexit-in, por unë jam i befasuar sepse kishim ranë dakord me qeverinë britanike dhe me sa duket ka probleme kur i afrohemi qëllimit,  theksoi presidenti i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker në seancën plenare të Parlamentit Europian.

“Unë do të takohem me kryeministren britanike, May, por marrëveshja që kemi arritur është më e mira e mundshme, e vetmja e mundur, nuk ka vend për manovrim për negociata të reja’’, shtoi ai.

“Marrëveshja për rikthimin e Britanisë së Madhe nuk do të rihapet’’, shtoi ai.

“Problemi më i madh është ”backstop”-i me Irlandën, ne kemi gjithçka në fuqinë tonë për të mos e  përdorur, por është e nevojshme ta kemi në dispozicion. Irlandën nuk do ta lëmë asnjëherë vetëm’’, theksoi Juncker./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParqet Kombëtare të Shqipërisë prezantohen në kryeqytetin slloven
Artikulli tjetërSTRASBURG – Tajani: Mirëpresim May, por nuk ndryshojmë vendimin e marrë