STRASBURG – Tajani: Mirëpresim May, por nuk ndryshojmë vendimin e marrë

STRASBURG, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/- Mirëpresim kryeministren, Theresa May, por nuk mund të ndryshojmë një vendim që tashmë është marrë, deklaroi kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani lidhur me një rihapje të mundshme të negociatave të Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.

“Parlamenti Europian ka arritur një dakordësi”, tha Tajani, duke u bashkuar me qëndrimin e shprehur nga presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker i cili ka përcaktoi marrëveshjen e arritur në negociata si “të vetmen mundësi të mundur’’.

“Uniteti i institucioneve të BE dhe i 27 shteteve anëtare është i rëndësishëm për të gjithë ne’’, shtoi Tajani.   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.