Ballina Aktualitet

Alpet e malet e Shqipërisë, pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Alpet e malet e Shqipërisë kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve fton të gjithë të mbrojnë e promovojnë Alpet e malet e Shqipërisë.

“E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin”, shprehet Presidenti Meta.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, thekson Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrijimi i KLP dhe KLGJ, zv.ambasadorja amerikane takim me Gjonaj
Artikulli tjetërSIDNEJ – Një adoleshent dënohet me 12 vjet burg për terrorizëm