TIRANË, 10 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ “Ne jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave”.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ritheksoi edhe njëherë nevojën për të diskutuar me studentët.
“Kjo duhet diskutuar. Ne nuk jemi shtete armike që nuk komunikojmë dot me njëri-tjetrin, por komunikojmë vetëm me rrugë telegrafike”, – iu drejtua Rama studentëve.
Kryeministri u shpreh shumë i vetëdijshëm për të gjitha kërkesat, ndërsa u shpreh se “jam shumë më i avancuar për atë që duhet të bëjmë së bashku”.
“Nëse doni që të ulemi së bashku dhe të adresojmë të gjitha këto probleme, ju ftoj të dialogojmë”, – u tha Rama studentëve.
“Jam shumë i vetëdijshëm për kërkesat dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe ndiej mbi të gjitha dhimbjen e atyre prindërve dhe studentëve që janë studentë, dhe jo masha politike”, – tha Rama.











