Ballina Kosova

Kosovë-Slloveni, memorandum bashkëpunimi për akses të përbashkët në tregjet e treta

PRISHTINË, 10 dhjetor /ATSH/ – Kosova dhe Sllovenia do të nënshkruajnë Memorandum të mirëkuptimit për bashkëpunime në fushën e dixhitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, akses të përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike për përfitim nga programet e financimit të Bashkimit Europian.

Marrëveshjen do e nënshkruajnë ministri Kosovës i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe ministri i Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medvev.

Ministri Beqaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Lubjanë ku do të ketë edhe takime tjera të rëndësishme me përfaqësues të shtetit slloven të fushës së inovacionit dhe ekonomisë.

Sllovenia është shteti i 25-të që e ka njohur Kosovën në 5 mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik./e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada britanike: KLP dhe KLGJ, dëshmi e vullnetit të Shqipërisë për integrimin në BE
Artikulli tjetër“Streha mes reve”, premierë në kinematë e Tiranës