Ballina Aktualitet

Ambasada britanike: KLP dhe KLGJ, dëshmi e vullnetit të Shqipërisë për integrimin në BE

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – “Vendosja e KLP dhe KLGJ, janë dëshmi e vullnetit të Shqipërisë për reformimin dhe integrimit e saj në BE”, deklaron Ambasada britanike në Tiranë.

Ambasada britanike në Tiranë, vlerëson punën e qeverisë për Reformën në Drejtësi, duke e konsideruar këtë javë si vendimtare në integrimin e saj në BE.

“Shqipëria po hyn në një javë të rëndësishme në rrugën e saj të integrimit në BE”, shprehet Ambasada britanike në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada britanike e konsideron si të rëndësishme ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe paralajmëron se këtë javë dalin në dritë dy institucione të rëndësishme, siç është KLP dhe KLGJ.

“KLP dhe KLGJ që do të vendosen gjatë kësaj jave, janë një tjetër dëshmi e vullnetit të Shqipërisë për realizimin e reformave dhe integrimin e saj në BE”, shprehet Ambasada. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina denoncon trajtimin aspak njerëzor ndaj drejtueses së ”Huawei”
Artikulli tjetërKosovë-Slloveni, memorandum bashkëpunimi për akses të përbashkët në tregjet e treta