Ballina Bota

HAMBURG – Weber: AfD është Brexit-i në Gjermani

HAMBURG, 8 dhjetor /ATSH/ – E djathta ekstreme ”Alternativa për Gjermaninë” është Brexit-i i Gjermanisë dhe kush dëshiron që ta mënjanojë këtë fakt duhet të votojë CDU-në dhe CSU-në, deklaroi shefi i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, në një fjalim në kongresin e CDU-së, i zhvilluar në Hamburg.

“Duhet të luftojmë kundër së djathtës”, theksoi ai duke nënkuptuar zgjedhjet eruropiane.

”Pse njerëz si Bernd Lucke dhe Frauke Petry u tërhoqën? Sepse nuk arritën të kufizojnë forcat e djathta në parti”, shtoi Weber.

”Partia e drejtuar nga Gauland është e djathtë e pastër, një parti ekstremiste që duhet mundur”, përfundoi shefi i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBaketboll meshkuj/ “Teuta” mund “Kamzën”
Artikulli tjetërBimët mjekësore, 20% e eksporteve bujqësore