Bimët mjekësore, 20% e eksporteve bujqësore

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/-Rreth 95% e prodhimit të përgjithshëm të bimëve mjekësore aromatike (BMA) eksportohet duke përfaqësuar 20% të vlerës së eksporteve bujqësore të vendit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë vitit 2016 janë eksportuar 13, 275 ton bimë mjekësore me një vlerë prej 3.5 miliard lekë (rreth 28 milion euro).

Ndërsa në Shqipëri operojnë rreth 35 kompani të shtrira në të gjithë qarqet e vendit, të cilat merren me përpunimin dhe eksportin e BMA-ve.

Politikat mbështetëse të qeverisë adresuar këtij sektori, në vitet e fundit e kanë rritur ndjeshëm prodhimin dhe eksportin e bimëve mjekësore “Made in Albania”.

Ndërsa sipërmarrës të kësaj fushe, aktorë të zinxhirit të vlerave të BMA-ve, vjelës, grumbullues, përpunues dhe eksportues po synojnë sigurimin dhe plotësimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë së produktit për rritjen e të ardhurave nga ky sektor. e.xh/j.p/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.