Ballina Bota

LISBONË – PSE-ja mblidhet për të zgjedhur kandidatin për presidencën e BE-së

LISBONË, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Socialistët europianë hapën sot në Lisbonë një kongres dy ditor ku pritet të konfirmohet holandezi, Frans Timmermans si kandidati i tyre për presidencën e Komisionit Europian dhe kryetar në zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në muajin maj.

Sipas programit të këtij kongresi të 11-të të Partisë Socialiste Europiane (PSE), familja politike e qendrës së majtë është mbledhur për të debatuar mbi çështjet kyçe në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019 dhe që të shpallë si kandidat të përbashkët të PSE-së, Frans Timmermans.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Holandës dhe aktualisht zëvendëspresident i parë i Komisionit Europian është i vetëm në garë që prej tërheqjes në nëntor të sllovakut, Maros Sefcovic, i cili është gjithashtu zëvendëspresident i Komisionit, i ngarkuar me Unionin Energjetik. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Mbështetësja e Merkel merr presidencën e CDU-së
Artikulli tjetërConstance Wu, gruaja e parë aziatike e nominuar për “Golden Globe” në 44 vite