Ballina Bota

GJERMANI – Mbështetësja e Merkel merr presidencën e CDU-së

BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Annegret Kramp Karrenbauer, sekretarja e përgjithshme e CDU-së dhe një aleate prej shumë vitesh e Angela Merkel, fitoi sot zgjedhjet për të pasuar kancelaren gjermane në krye të partisë.

Nga 999 delegatët që votuan në konferencën e partisë në Hamburg, 517 ishin në favor të Kramp Karrenbauer, ndërkohë që 482 ishin në favor të Friedrich Merz, një jurist milioner i cili u përpoq që të rikthehej pasi ishte mënjanuar nga Merkeli gati një dekadë më parë.

Marrja e presidencës së CDU-së është një hap madhor për fituesen për t’u bërë kancelare pasi Merkel të largohet nga pushteti në vitin 2021. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrijimi i KLGJ dhe KLP, Ambasada e SHBA: Hap madhor për drejtësinë e vërtetë
Artikulli tjetërLISBONË – PSE-ja mblidhet për të zgjedhur kandidatin për presidencën e BE-së