Ballina Lajme nga Vendi

Shqipëria i bashkohet nismës së UNICEF për bamirësi

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria i është bashkuar nismës së UNICEF për të shpëtuar jetë fëmijësh duke shitur kukulla të punuara nga vajza dhe gra sllovene.

Ambasada e Shqipërisë në Slloveni mori pjesë në veprimtarinë “Charity Exhibition of UNICEF’s Rag Dolls”.

Ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me ambasadorët e Brazilit, Irlandës, Maqedonisë, Sllovakisë dhe Turqisë u bënë pjesë e veprimtarisë të organizuar në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë, nën kujdesin e Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Dejan Židan.

Ekspozita e bamirësisë përfshinte kukulla të punuara nga vajza e gra sllovene. Të ardhurat për çdo kukull të blerë shkojnë për të shpëtuar jetë fëmijësh.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Një biznesmen kandidati i katërt për vendin e Merkelit
Artikulli tjetërKombëtarja U-19, hidhet shorti për Europianin