Ballina Bota

KANADA – Arrestohet kryefinancierja e ”Huawei”-t

OTAVA, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryefinancierja e gjigantit kinez në fushën e telekomunikacioneve ”Huawei”, Meng Wanzhou, u arrestua në Kanada dhe tashmë po përballet me një kërkesë ekstradimi nga SHBA-ja, njoftoi sot Ministria kanadeze e Drejtësisë.

”Meng Wanzhou u arrestua më 1 dhjetor në Vankuver. SHBA-ja kërkon ekstradimin dhe një seancë dëgjimore për lirimin me kusht që pritet të jepet të premten”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë kanadeze të Drejtësisë për median, ndërsa qarkullojnë informacione në media sipas së cilave Uashingtoni ka dyshime se Meng Wanzhou nuk ka respektuar sanksionet amerikane ndaj Iranit.

”Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, ne nuk do të japim për momentin më shumë detaje’’, sqaroi zëdhënësi Ian McLeod./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina teston me sukses raketat e reja antiajrore dhe tokë-ajër
Artikulli tjetërMinistria e Kulturës hap thirrjen për projektet e 2019