TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Franca po kalon një situatë të vështirë duke qenë se po përballet me protesta të shumta të popullit kundër vendimeve të qeverisë Makron dhe po kërkojnë të drejtat e tyre.
Kjo ka bërë që policia të jetë e përqendruar në protestë dhe shumë rrugë të Parisit e jo vetëm, të jenë të bllokuara për të shmangur përplasjet e mundshme. Por, mesa duket protesta ka prekur edhe futbollin duke qenë se për shkaqe sigurie, është shtyrë ndeshja mes PSG-së dhe “Montpellier”.
Trazirat e shumta kanë shtyrë autoritetet franceze që të marrin këtë vendim, por mesa duket ndeshja PSG-“Montpellier” nuk është e vetmja ndeshje që shtyhet.
Së fundi, është marrë vendimi që të shtyhet edhe takimi mes “Toulouse” dhe “Lyon” dhe shkak bëhen sërish protestat e dhunshme në Francë.
/gj.m/j.p/























