Ballina Ekonomi

Nxitja e prodhimit vendas, prioritet i qeverisë

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ – Nxitja e prodhimit vendas vijon të jetë prioritet i modelit dhe politikave ekonomike të qeverisë.

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vizitoi sot një kompani shqiptare të themeluar prej tashmë 20 vitesh, e cila pas zhvillimit të aktivitetit tregtar, çeli dhe zgjeroi planin e biznesit drejt prodhimit të tubave elektrik fleksibël dhe të ngurtë, instalime elektrike si dhe fibra optike.

Qato u shpreh se “ende prodhuesit vendas përballen me problematika, trajtimi i të cilave na motivon për të qenë sa më afër dhe konkret në ndihmë të tyre”.

Gjatë takimit u prekën çështje që ndikojnë ecurinë dhe rritjen e këtij sektori, ndërsa Ministrja shprehu edhe njëherë gatishmërinë për t’ju përgjigjur nevojave të sipërmarrjes në çdo çast.

/m.m/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan/ 60% e investimeve në 2018 shkuan në zonat rurale
Artikulli tjetërShqipëri-Kroaci, memorandum bashkëpunimi për sigurinë kufitare