Ballina Bota

UKRAINË – Rusia heq bllokimin në Ngushticën e Kerçit

KIEV, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia po lejon anijet të kalojnë nëpërmjet Ngushticës së Kerçit pasi bllokoi dy porte të mëdha ukrainas që sollën një rritje të tensioneve mes Moskës dhe Kievit.

“Portet e Berdyansk dhe Mariupol janë liruar pjesërisht”, njoftoi Ministri ukrainas i infrastrukturës, Volodymyr Omelyan.

“Anijet vazhdojnë të ndalohen dhe kontrollohen nga pala ruse, si më parë, por trafiku është kthyer pjesërisht”, tha Omelyan.

Roja bregdetare ruse hapi zjarr në 25 nëntor dhe kapi disa anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre në Ngushticën e Kerçit, pranë rajonit të diskutuar të Krimesë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAgroturizëm- IPARD II mbështet 65% të vlerës së investimit
Artikulli tjetërE-Albania, 21 mijë përdorues të rinj gjatë nëntorit