Ballina Lajme nga Vendi

Apeli i Policisë: Mos tregtoni dhe mos blini lëndë plasëse

Mos tregëtoni e mos blini lëndë të tilla plasëse, janë rrezik real Prindër! Mos i lejoni fëmijët t'i përdorin, rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të të tjerëveShihni eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës janë rezultate shokuese. Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.Policia e Shtetit ka nisur një kontroll intensiv në të gjithë vendin për sekuestrimin e mjeteve shpërthyese të rrezikshmeAsgjësimi i tyre është rruga e duhur/shërbim i mirë për jetën.

Posted by Policia e Shtetit on E premte, 30 Nëntor 2018

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/- Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos tregtojnë dhe mos të blejnë lëndë plasëse.

Këto lëndë plasëse nuk duhet të lejohen të përdoren nga fëmijët, pasi janë rrezik real dhe rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Në një video Policia e Shtetit sjell disa eksperimente të kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, rezultatet e të cilave janë shokuese.

Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Policia e Shtetit ka nisur një kontroll intensiv në të gjithë vendin për sekuestrimin e mjeteve shpërthyese të rrezikshme.

Asgjësimi i tyre është rruga e duhur, shërbim i mirë për jetën./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzeu Historik Kombëtar, atraksioni turistik i shqiptarëve gjatë festave të nëntorit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Hondurasi fiton rekordin ”Guinness” për filxhanin më të madh të kafesë