PRISHTINE, 29 nëntor /ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA, u takua me senatoren Joni Ernst, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh, transformimin e Forcës së Sigurisë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Senatorja Joni Ernst është nga shteti i Iowas dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona e dëshmon më së miri lidhjen e fortë mes dy popujve tanë”, shprehet Thaçi./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/




















