Ballina SPORT

FUTBOLL – Seria A rikthehet sërish në modë

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Seria A, e ka rifituar vëmendjen e humbur gjatë viteve të fundit. Ajo matet nga numri i tifozëve që shkojnë për të ndjekur skuadrën në stadium.

Në javën e fundit janë regjistruar 300 mijë tifozë në stadiumet italiane, që do të thotë një mesatare prej 30.295 tifozë për ndeshje.

Kjo shifër është rekord, pasi nuk arrihej që prej vitit 2010. Ndërsa mesatarja e tifozëve për ndeshje deri më tani në këtë sezon është 25.448, duke pasur një rritje nga viti i kaluar që ishte 24.634.

Këtë vit numri i tifozëve që ndjekin ekipet në stadium ka ardhur duke u rritur dhe kjo për shkak të konkurrencës së madhe që ka filluar të jetë e pranishme në këtë kampionat.

“Juventusi” është përforcuar në merkaton e fundit me Kristiano Ronaldon, i cili ka pasur ndikimin e tij. Nga ana tjetër “Interi”, “Napoli” e “Milani” janë përforcuar ndjeshëm për të krijuar një konkurrencë të fortë në këtë kampionat. /o.l/e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër/ Zv.kryeministrja Mesi zhvillon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Artikulli tjetërElton John anulon koncertin në “Orlando Amway Center”, zemërohen fansat