Elton John anulon koncertin në “Orlando Amway Center”, zemërohen fansat

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Zëdhënësi për shtyp i Elton John, Fran Curtis ka konfirmuar në “USA Today” që koncerti i Orlandos është shtyrë për shkak të një infeksioni në vesh të këngëtarit, duke anuluar gjithashtu edhe koncertin në “Amalie Arena” të Tampës, në Florida.

Nëpërmjet profilit në “Twitter” të “Amway Center”, fansave të këngëtarit u është sugjeruar që t’i ruajnë biletat, sepse dy koncertet do shtyhen në dy data që do të caktohen në ditët në vijim.

Fansat e shumtë pyesin se përse spektakli është anuluar pikërisht gjysmë ore përpara fillimit, mbi të gjitha, duke konsideruar faktin që shumë njerëz kishin ardhur edhe nga qytete të tjera, duke paguar jo vetëm çmimin e biletës, por edhe udhëtimin nga qytetet ku banojnë dhe hotelet ku do qëndronin pas natës së koncertit.

Në “Twitter”, fansat i shkruajnë: “I dashur Elton, mënyra se si e anulove spektaklin, është për të ardhur keq”.m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.