Ballina Bota

MOSKË – Putin: Rusia nuk po largohet nga dollari, është dollari që po largohet nga ne

MOSKË, 28 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, prezantoi sot shkëputjen e Rusisë nga monedha amerikane, e pashmangshme në tregtinë botërore, si një nevojë për ekonominë ruse, e shënjestruar prej shumë vitesh nga sanksionet amerikane.

“Ne nuk kemi si objektiv që të largohemi nga dollari. Por është dollari që po largohet nga ne”, deklaroi Vladimir Putin gjatë një forumi mbi investimet në Moskë.

“Ne duhet ta bëjmë. Dhe ju garantoj që do e bëjmë”, shtoi ai.

Autoritetet ruse prej shumë kohësh kanë përmendur, pa rezultate madhore, projektin e guximshëm për “çdollarizimin” e ekonomisë së vendit duke rritur përdorimin e monedhave të tjera në transaksionet kombëtare. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanesa sociale pa afat për familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia dërgon një sistem të ri antiajror në Krime