Ballina Lajme nga Vendi

“Unaza e Re”, Veliaj: Banorët do përzënë protestuesit “shëtitës”

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se dhjetëra qytetarë kanë vendosur të përzënë protestuesit dhe të hapin dyert për kolegët e ARRSH-së.

“Dhjetëra qytetarë kanë vendosur të përzënë protestuesit shëtitës të SHQUP- it nga qytetet e tjera dhe të hapin dyert për kolegët e ARRSH e Bashkisë Tiranë! Luli i ka rregulluar punët e veta, ka ardhur koha që qytetarët të zgjidhin hallet e tyra e jo të Lul mavrisë TiranaNukNdalet”, – thotë Veliaj.

“Mirënjohje qytetarëve shembullorë që kanë hapur dyert e banesave e bizneseve të tyre sot tek Unaza e Re për skuadrat e ARRSH dhe Bashkisë Tiranë – kjo është e vetmja mënyrë europiane që edhe projekti të bëhet, edhe shpronësimi të paguhet, por edhe ata në nevojë të ndihmohen”, – përfundon Veliaj.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëdhëniet me Serbinë strategjike, por të zgjedhë cilën fytyrë do të mbajë me shqiptarët
Artikulli tjetërHaradinaj: Shqipëria dhe Kosova drejt unifikimit të ekonomive