https://www.facebook.com/edirama.al/videos/510068236164893/
TIRANË, 26 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ – Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës nënshkruan sot 9 marrëveshje të bashkëpunimit pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Visar Xhemajli nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Kosovës për njohjen e ndërsjelltë të patentave.
Marrëveshja e protokollit për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar, Morinë-Vermicë u nënshkruan nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ministri ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza.
Ministrat Ahmetaj dhe Hamza nënshkruan edhe marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimet e huaja dhe marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri për Zhvillim Ekonomi i Kosovës, Valdrin Lluka dhe Gjiknuri nënshkruan marrëveshjen për heqjen e tarifave të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme, nëpërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Gashi nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim të dy ministrive në fushën e rinisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Vesel Krasniqi nënshkruan marrëveshjen për njohjen dypalëshe dhe unifikimit të modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito-sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produktet me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis të dyja vendeve.
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Ines Muçostepa dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiçi, nënshkruan deklaratat e objektivave të përbashkëta për themelimin “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, Elvin Lako dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, të Kosovës, Nazir Gashi nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit mes Agjencisë për Pronësi Industriale të Shqipërisë dhe Agjencisë për Pronësi Industriale, të Kosovës.























