TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Klubi i grave shqiptare “Mbretëresha Teuta” ka dhënë kontribut për forcimin e rolit të gruas si dhe promovimin e figurave shqiptare në Kroaci.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda priti në një takim miqësor kryetaren e klubit të grave shqiptare në Kroaci “Mbretëresha Teuta”, Shenida Bilalli.
Bilalli, pasi i uroi mirëseardhjen në Kroaci dhe suksese në detyrën e re zotit Poda, theksoi kontributin e punës së bërë në bashkëpunim më Ambasadën për forcimin e rolit të gruas si dhe promovimin e figurave shqiptare në Kroaci.
Ambasadori Poda shprehu mbështetjen dhe angazhimin e Ambasadës së RSH-së në Zagreb për shoqatën “Mbretëresha Teuta” si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në vijim, për të promovuar kulturën shqiptare.
/gj.mima/ /a.g/






















