Ballina Lajme nga Vendi

190 mijë nxënës përfitojnë libra falas

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke folur në Kuvend për Arsimin u shpreh se buxheti i ri parashikon libra falas për 190 mijë nxënës.

“Libra falas, por jo vetëm ato. Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas dhe rreth 10 mijë mësues dhe nxënës që përfitojnë nga transporti”, – tha Ahmetaj.

Sa i përket Shëndetësisë, Ahmetaj tha se, “janë të gjithë qytarët e Shqipërisë që përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve. Kryeministri premtoi trajtim universal të qytetarëve me rimbursim. Edhe ata 600 mijë që nuk janë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore”.

Po ashtu Ahmetaj dha një lajm të mirë edhe për pensionistët, të cilët për çështje ditësh, do të marrin bonusin e paketës së solidaritetit prej 50 mijë lekësh.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Cavusoglu: Më shumë mbështetje nga BE në luftën kundër terrorizmit
Artikulli tjetër10% rritje në infrastrukturën rrugore, financim gjithë projekteve