Ballina Kryesore

30 nëntori ditë pushimi, do të zëvendësohet brenda këtij viti

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit Edi Rama vendosi sot që 30 nëntori për punonjësit e administratës shtetërore të jetë ditë pushimi.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen institucionet e administratës shtetërore.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Për shkak se 28-29 Nëntori përkojnë të mërkurën dhe të enjten, tashmë edhe e premtja e kësaj jave do jetë pushim. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi i Klik Ekspo Group, interes për pavijonin e ATSH-së
Artikulli tjetërBuxheti 2019, nisje e investimit për hekurudhën Tiranë-Durrës