Panairi i Klik Ekspo Group, interes për pavijonin e ATSH-së

Panairi i Klik Ekspo Group, interes për pavijonin e ATSH-së

Panairi i Klik Ekspo Group, interes për pavijonin e ATSH-së.Pjesëmarrëse në Panairin e 25-të të Klik Ekspo Group përveç pjesëmarrësve të shumtë, është edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila përmes fotove ka sjellë një pjesë nga historia e saj e hershme, e cila daton që prej vitit 1912.http://ata.gov.al/2018/11/21/panairi-i-klik-ekspo-group-interes-per-pavijonin-e-atsh-se/Edhe pse ishte dita e parë e hapjes së këtij Panairi ku edhe fluksi ishte tepër i lartë, stenda e ATSH-së ka tërhequr një vëmendje të madhe të vizitorëve me fotografitë e vjetra të ekspozuara, të cilat të kthenin dashur padashur mbrapa në kohë, duke të njohur edhe me shërbimet e ofruara nga kjo agjenci ndër vite. Të interesuarit rreth kësaj stende ishin të shumtë.Përveç kureshtarëve të rastit, mes të interesuarve kishte edhe historianë dhe ambasadorë, të cilët vlerësuar ATSH-në si një agjenci të lajmit të vërtetë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 21 Nëntor 2018

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ – Pjesëmarrëse në Panairin e 25-të të Klik Ekspo Group përveç pjesëmarrësve të shumtë, është edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila përmes fotove ka sjellë një pjesë nga historia e saj e hershme, e cila daton që prej vitit 1912.

Edhe pse ishte dita e parë e hapjes së këtij Panairi ku edhe fluksi ishte tepër i lartë, stenda e ATSH-së ka tërhequr një vëmendje të madhe të vizitorëve me fotografitë e vjetra të ekspozuara, të cilat të kthenin dashur pa dashur mbrapa në kohë, duke të njohur edhe me shërbimet e ofruara nga kjo agjenci ndër vite. Të interesuarit rreth kësaj stende ishin të shumtë.

Përveç kureshtarëve të rastit, mes të interesuarve kishte edhe historianë dhe ambasadorë, të cilët vlerësuar ATSH-në si një agjenci të lajmit të vërtetë.

Pasi u njohë me historinë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare si dhe me shërbimet e ofruara prej saj, ambasadori i Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva, shprehu konsideratat e tij rreth punës së përditshme të këtij institucioni, si dhe shfaqi kureshtjen për fotografitë e vjetra, të cilat flisnin më shumë sesa një mijë fjalë.

Të interesuarit që vizituan stendën e ATSH-së në këtë Panair, përveç ekspozimit të një pjese të historisë, shprehën edhe konsideratat e tyre për këtë agjenci, si një lider të informacionit të publikut shqiptar.

“E kam ndjekur ATSH-në edhe në “Twitter”, edhe në “Facebook”. Është një zë për Shqipërinë i fuqishëm për të gjitha kohërat. Përmes ATSH-së, njerëzit e të gjitha kombeve shikonin dhe lexonin Shqipërinë. Mediet mund të marrin informacione nga kudo, ndërsa ATSH e merr direkt atë dhe është e besueshme”, – shprehet një vizitor i stendës së ATSH.

E hapur dhe e drejtë, ashtu sikurse është edhe në informacionet e publikuara në përditshmërinë e saj, në stendën e ATSH-së u pritën edhe sugjerime. Të pranishmit e cilësuan punën ndër vite të ATSH, si kujtesën e një kombi, e cila sipas tyre duhet ruajtur me fanatizëm.

“Po të dixhitalizoheshin dhe po të krijoheshin albume, do të ishte një gjë shumë e mirë, pasi kjo është kujtesa e një kombi dhe duhet ruajtur, ky është një mision i shenjtë që po e bën ATSH”, – u shpreh një vizitor tjetër.

Stenda e ATSH-së do të qëndrojë në Panairin e Klik Ekspo Group për pesë ditë, ku vizitorët vendas edhe të huaj do të njihen gjerësisht me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie. /e.caushi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.