Ballina Bota

SHBA – Trump: Të gjithë e dinin ku ishte Bin Ladeni

UASHINGTON, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar William H. McRaven, admiralin në pension të skuadrës ushtarake ”Navy Seal”, në krye të operacioneve që çuan në vrasjen e terroristit Osama bin Laden, se kreu i rrjetit terrorist  al-Kaeda mund të ishte kapur më parë.

“Nuk do të ishte mirë ta kapnit Osama bin Ladenin pak më parë?”, ka theksuar presidenti, duke pohuar se kreu i rrjetit terrorist jetonte në Pakistan në një rezidencë të bukur afër akademisë ushtarake.

“Të gjithë në Pakistan e dinin që ai ishte atje, edhe McRavem, fan i Hillary Clintonit  dhe  mbështetës i Barak Obamës’’, ka shtuar Trump në një intervistë për FoxNews./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEHERAN – Irani kërkon ndihmën europiane kundër sanksioneve të SHBA
Artikulli tjetërBUENOS AIRES – Aguad: Katër miliardë dollarë për rikuperimin e nëndetëses një çmenduri