NJU-JORK, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës përfunduan me një rritje të lehtë sot ndërkohë që ka paqartësi mbi vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe të Rusisë përballë bollëkut të ofertës së arit të zi në tregun botëror.
Fuçia e naftës “Brent” e Detit të Veriut për muajin janar u rrit me tre qindarka duke arritur në 66,79 dollarë në “Intercontinental Exchange” (ICE) në Londër.
Në “New York Mercantile Exchange” (Nymex), fuçia e “light sweet crude” (WTI) për muajin dhjetor, për të cilin ishte dita e fundit e kuotave, u rrit me 30 qindarka duke arritur 56,dollarë. /G.S/













