Ballina Lajme nga Vendi

FUTBOLL – Dështimet e kombëtares gjermane, Brigel fajëson Guardiolën

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ – Ish-lojtari i kombëtares Gjermane, Hans Peter Brigel, beson se pas krizës që ka kapur ekipin kombëtar gjerman ndodhet trajneri i “Mançester Citit” Pep Guardiola.

Gjermanët u larguan herët nga Kupa e Botës dhe që prej asaj dite nuk kanë bindur.

“Është faji i tij (Guardiolës), ai na mashtroi neve duke thënë se për të fituar, mjafton që të mbash topin në masën 75% gjatë lojës. Nuk është ky rasti, në futboll duhen rezultatet i cili është më i rëndësishëm sesa kontrolli i lojës. Të posedosh topin, nuk është e mjaftueshme për të fituar dhe Franca është një shembull, duke fituar Kupën e Botës. Ju mund të fitoni duke kthyer modelin tradicional të të luajturit dhe ajo që është e rëndësishme nuk është kualiteti i futbollit, por ruajtja e ekuilibrit”, u shpreh Bridel.

Brigel shprehu keqardhjen e tij për momentet e tranzicionit që po kalon kombëtarja e Gjermanisë./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rriten çmimet e naftës përballë pasigurive të OPEC-ut
Artikulli tjetërPërshkrimi i antibiotikëve, ISHP takim me ekspertë të fushës