Ballina Bota

SHBA – 42 viktima pas zjarreve shkatërrimtare, më i larti në histori

PARADISE, 13 nëntor /ATSH-ANSA/-  Është rritur në 42 numri i të vdekurve dhe në mbi 200 ai i të humburve nga zjarret shkatërruese në Kaliforni, thekson shtypi vendas.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dekretoi gjendjen e  jashtëzakonshme për këtë fatkeqësi.

Trump tha se kishte miratuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas zjarreve vdekjeprurëse që goditën të dy skajet e shtetit.

”Ky është numri më i madh i viktimave në historinë e Kalifornisë, që është shkaktuar nga zjarret”, thanë sot autoritetet.

Ndërkohë, sherifi i kontesë Butte, Kory Honea tha në një konferencë shtypi se po kërkonin që në këtë konte’ të instalohej një sistem më i shpejtë të identifikimi me anë të ADN-së për të përcaktuar gjeneralitetet e viktimave./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Demokratët marrin edhe një vend në Arizona, gara e Floridës ende pezull
Artikulli tjetërFOTO/ Kumbaro realizon dëshirën e nxënëses për libra në shkollën “Urani Rumbo”