Ballina Ekonomi

Financim mbi 95 milionë euro për rrjetin hekurudhor

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore do të financohet gjatë vitit 2019 me një fond mbi 95 milionë euro, nga buxheti i shtetit dhe donatorët e huaj.

“Subvencionimi për sistemin hekurudhor gjatë vitit 2019, llogaritet në vlerën e 400 milionë lekëve. Por në ndryshim nga viti i kaluar ka një lajm shumë të mirë për këtë sektor, pasi në vitin 2019 do të startojë projekti i financuar nga BERZH, BE dhe qeveria shqiptare me një total prej 95 milionë euro, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës Tiranë-Rinas që parashikohet të përfundojë në vitin 2020”, – theksoi sot ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.

Ky projekt përveç transportit të mallrave dhe qytetarëve do të vendosë në kushte më të favorshme sistemin hekurudhor shqiptar, që prej vitesh është i paralizuar. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Italia refuzon tërheqjen për buxhetin përballë Brukselit
Artikulli tjetër“Zoti i Masakrës”, me dy shfaqje në teatrin “Migjeni”