TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, sqaron se të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë SHBA-të se, “vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara, si vizitat tek familjarët apo turizëm”.
Ambasada e SHBA thekson se, “kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara”.
“Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!”, është këshilla që jep Ambasada e SHBA.
/gj.mima/ /a.g/











