Ballina Bota

BERLIN- Seibert: Nuk komentojmë rezultatet zgjedhore të vendeve mike

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-ANSA/- Ne nuk komentojmë rezultatet zgjedhore të vendeve mike, edhe pse i vëzhgojmë me kujdes dhe i respektojmë ato, theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert lidhur me zgjedhjet amerikane të mesmandatit.

‘’Sa për rezultatet e mesmandatit në SHBA ka shumë për të studiuar, por komentet ua lëmë të tjerëve’’, shtoi Seibert për pyetjen lidhur me një koment për rezultatet e votës së amerikanëve./

Në zgjedhjet amerikane të mesmandatit, të zhvilluara dje, republikanët morën Senatin, ndërsa demokratët Dhomën e Përfaqësuesve./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShfaqja “Volpone” në Teatrin Eksperimental
Artikulli tjetërDaily Mail: Mungesa e Shaqirit në ndeshjen e Beogradit, precedent i keq për futbollin