Rekrutimi në universitete, sipas meritës
Rekrutimi në universitete, sipas meritësFalë sistemit të pikëzimit të bazuar te dija, çdokush merr atë që i takon në rrugën drejt arsimit universitar. Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një aktivitete në shkollën “Sami Frashëri”, ndërsa veçoi këtë reformë të rëndësishme në arsim.http://ata.gov.al/2018/11/05/rekrutimi-ne-universitete-sipas-merites/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 5 Nëntor 2018
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Falë sistemit të pikëzimit të bazuar te dija, çdokush merr atë që i takon në rrugën drejt arsimit universitar.
Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një aktivitete në shkollën “Sami Frashëri”, ndërsa veçoi këtë reformë të rëndësishme në arsim.
“Për maturantët sot nuk ka pikë rëndësie çfarë pune ju bën babai, çfarë partie ka dhe sa lekë kanë prindërit. Rëndësi ka vetëm niveli i dijes që keni, për të marrë nesër atë që dëshironi në rrugën drejt universitetit”, – tha Rama.
Kryeministri theksoi se “ne kemi bërë atë që nuk imagjinohej, t’i japim meritës vendin e palëvizshëm të nderit në rrugën drejt universitetit”.
“Asnjë fëmijë i privilegjuar që mund ta ketë babain kryeministër, ministër, biznesmen të madh, nuk mundet dot të parakalojë qoftë edhe fëmijën e një çobani, nëse ky i fundit merr më shumë pikë”, – tha Rama.
Sistemi është i tëri dixhital dhe pikëzimi i tëri objektiv, tha Kryeministri duke shtuar se “rankimi është i tëri i bazuar te çfarë di dhe jo te kush je”.
Mjekësia, tha Rama, “nuk është më vendi i të privilegjuarve dhe po ashtu edhe fakultetet e tjera që deri dje ishin vendi që kishte hapësirë për më të pasurit, sepse paguanin shumë, apo për më të njohurit, sepse kishin influencë politike”. /a.g/






















