Ballina Bota

PARIS – Kretinsky: Investimi në media detyrim qytetar

PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Media nuk është një investim ekonomik për mua, është më tepër një angazhim qytetar, u shpreh për gazetën ‘’Echos’’ miliarderi çek, Daniel Kretinsky, pasi përfshirja e tij si aksioner në kapitalin e së përditshmes franceze ‘’Le Monde’’ ka ngjallur polemika.

‘’Besoj se media është thelbi për ruajtjen e vlerave tradicionale të demokracisë liberale. Nëse investojmë në këtë sektor, kjo ndodh pasi jam shumë i lidhur me vlerat e shoqërisë sonë dhe rrjedha që ajo po merr sot më frikëson”, justifikoi ai këtë vendim.

‘’Shikoni sondazhin në Sllovaki në zgjedhjet legjislative të dy viteve më parë. Dy të tretat e të rinjve të intervistuar deklarojnë se votuan neonazistët apo populistët… Unë kam lindur në periudhën e sistemit komunist, unë e njoh çmimin e lirisë”, shtoi ai.

”Sot individët të cilët informohen vetëm nga sistemet informatike nuk janë mjaftueshëm të armatosur për të kuptuar në kompleksitetin e tyre sfidat shoqërore, ekonomike dhe politike. Roli i medias për këtë arsye është i rëndësishëm në këndvështrimin tim”, argumenton Kretinsky./ /v.b/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelet thirrja e dytë e Fondit të Ballkanit Perëndimor, mbështeten 26 projekte rajonale
Artikulli tjetërMuharem Rama: Një epokë e re për Dibrën