Ballina Aktualitet

Kuvendi mblidhet nesër në seancë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Kuvendi mblidhet nesër në orën 10:00 në seancë plenare.

Zyra për shtyp e Kuvendit ka njoftuar se seanca plenare do të mbahet për dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

“Bazuar në nenin 98 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”, ditën e martë, më datë 6.11.2018, në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për shqyrtimin e dekretit nr. 10922, datë 27.10.2018 “Për shkarkim të ministrit të Brendshëm”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRonaldo dëshiron të luajë përsëri me Rooney
Artikulli tjetërRënia e kredisë me probleme, bankat fituan 114 milionë euro