TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi, të cilët u votuan me 74 vota pro secili.
Pas votimit, të dy anëtarët e KQZ-së bënë betimin para seancës.
Më herët në seancë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të paraqesë dy kandidaturat e saj për anëtarë të KQZ-së.
Në seancën e sotme plenare u miratuan po ashtu edhe 3 projektligjet që ishin në rendin e ditës. /m.m/j.p/























