Ballina Ekonomi

Intensifikim i bashkëpunimit ekonomik me Slloveninë

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – Vendosja e kontakteve mes biznesit dhe shkëmbimi informacionit në interes të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë ishte në qendër të takimit mes ambasadorit të Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi dhe drejtorit e Dhomës sllovene të Zejtarisë dhe Biznesit të Vogël, Danijel Lamperger.

Takimi është i dyti pas atij të muajit shtator me synim intensifikimin e bashkëpunimit me këtë organizëm ekonomik slloven.

Bashkëbiseduesit diskutuan për projekte konkrete për të sjellë më pranë anëtarëve të këtij organizmi klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe mundësitë që ofrohen për investime të huaja.

Në periudhën e afërt në vijim do të zbatohen projekte të përbashkëta me objektiv vendosje kontaktesh e shkëmbim informacioni në interes të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë-Shqipëri, marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e të drejtave të njeriut
Artikulli tjetërRama: Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua me dëshirën e saj