TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e Avokates së Shtetit, Alma Hicka.
Kryeministri thekson se, Avokatja e Shtetit nuk u shkarkua, por u largua me dëshirën e saj.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët, i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shprehet Kryeministri Rama.
/gj.mima/j.p/























