Ballina Bota

SHBA – Një tjetër pako e dyshimtë me bombë në adresë të CNN-it

UASHINGTON, 29 /ATSH-AFP/ – Një tjetër pako e dyshimtë e dërguar sot në mëngjes në adresë të CNN-it u interceptua në një zyrë postare në Atlanta, raportoi televizioni amerikan, i përfshirë prej javës së kaluar nga një seri pakosh me bomba ndaj kritikëve të presidentit Donald Trump.

Selia e televizionit, e vendosur në Atlanta (Xhorxhia), nuk paraqet asnjë rrezik bëri të ditur në një komunikatë për shtyp presidenti i tij, Jeff Zucker duke saktësuar se që nga 24 tetori, “të gjitha dërgesat postare në të gjitha zyrat e CNN në SHBA do të shqyrtohen në mjedise të jashtme.

”Pakoja nuk do të mbërrinte drejtpërdrejtë në CNN Center, edhe nëse nuk do të interceptohej paraprakisht”, shtoi ai./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRemonti, kufizime të energjisë në disa zona të Vlorës
Artikulli tjetërPazari i Ri do lidhet me zgjatimin e Bulevardit, detajet e projektit