Pazari i Ri do lidhet me zgjatimin e Bulevardit, detajet e projektit

Pazari i Ri do lidhet me zgjatimin e Bulevardit, detajet e projektit

Pazari i Ri do lidhet me zgjatimin e Bulevardit, detajet e projektitShefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi tregon për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se projekti që do të lidhë sheshin me Pazarin e Ri synon të shtojë hapësirat për këmbësorët, biçikletat si edhe të eleminojë korsitë e parkimit në të dy krahët e rrugës “Luigj Gurakuqi”, ku po ashtu do të ndërhyhet edhe në shtresat e rrugës.http://ata.gov.al/2018/10/29/pazari-i-ri-do-lidhet-me-zgjatimin-e-bulevardit-detajet-e-projektit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 29 Tetor 2018

TIRANË, 29 tetor/ATSH-Z.Tosku/- Pazari i Ri dhe zgjatimi i Bulevardit nuk do të jenë pjesë të ndara të qendrës së kryeqytetit, pra dikush që e fillon rrugëtimin në sheshin “Skënderbej” do të këtë mundësi të përfundojë tek Bulavardi i Ri pa pasur ndërprerje infrastrukturore.

Shefi i urbanistikës në bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi tregon për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se projekti që do të lidhë sheshin me Pazarin e Ri synon të shtojë hapësirat për këmbësorët, biçikletat si edhe të eleminojë korsitë e parkimit në të dy krahët e rrugës “Luigj Gurakuqi”, ku po ashtu do të ndërhyhet edhe në shtresat e rrugës.

“Bashkia e Tiranës ka investuar në disa hapësira të rëndësishme që kanë pasur një ndikim thelbësor në mënyrën sesi qytetarët e përjetojnë atë që quhet pëlhura urbane e qytetit. Kemi treguar sesi duhet të jetë Tirana e së ardhmes. Duam që të krijojmë një rrjet me hapësira të gjelbra publike, me akses shumë të mirë për këmbësorët, me qëllim që këto hapësira të jenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Pra, dikush që e fillon rrugëtimin në sheshin “Skënderbej” të ketë mundësi që të shkojë tek Pazari Ri, duke ndjekur një rrugëtim që është i këndshëm dhe miqësor për të. E para është rruga “Luigj Gurakuqi”, ajo që njihet si rruga e Kolonave, për të lidhur Pazarin e Ri me sheshin “Skënderbej”. E dyta është bulevardi “Zogu i Parë” që ndërlidh sheshin “Skënderbej” me Bulevardin e Ri”, u shpreh Baboçi.

Më tej, shefi Urbanistikës ka shpjeguar se eliminimi i korsive të makinave në rrugë nuk do të ketë impakt në trafik, përkundrazi, sipas tij kjo e fundit do e bëjë më komode lëvizshmërinë alternative.

“Mendojmë se me punët që kemi bërë vitet e fundit dhe me parkimet që kemi hapur në sheshin “Skënderbej”, por gjithashtu parkimi mbitokësor i bashkisë te Pazari Ri, këto eleminime të korsive të makinave në rrugë nuk kanë një impakt realisht në trafik përkundrazi mendojmë se duke e bërë më komode lëvizshmërinë alternative lirojnë deri diku trafikun dhe gjithashtu i japin të gjithëve një objektiv konkret edhe për ata që i japin makinës, sepse e dinë se ku të parkojnë dhe nuk kanë nevojë që të vijnë vërdallë për të gjetur një vend parkimi. Duke eleminuar këto korsi parkimesh me makina, duam t’i shndërrojmë me korsi biçikletash aty ku nuk ka, në rastin e rrugës “Luigj Gurakuqi” pasi në rastin e bulevardit “Zogu i Parë” e kemi tashmë korsinë e biçikletave dhe në trotuare. Në këto projekte do të ndërhyhet edhe në fasada. Qëllimi kryesor është që të krijohet aspekt më i përshtatshëm për bizneset e zonës për të krijuar disa rrugë komerciale në Tiranë, përfundoi shefi i Urbanistikës në bashkinë e Tiranës.

Aktualisht projekti është në fazë hartimi ndërsa Baboçi bëri me dije se në përfundim të këtij viti përfundon edhe ky projekt, ndërsa zbatimi nis vitin e ardhshëm.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.