BERLIN, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron të mbetet në këtë post edhe nëse ajo nuk do të jetë më udhëheqëse e Bashkimit Kristiandemokrat (CDU) , njoftuan burime brenda partisë CDU për shtypin vendas.
Merkel i bëri këto komente gjatë një takimi të krerëve të partisë për të diskutuar mbi bllokun konservator të saj, i cili humbi në dy zgjedhje parlamentare në dy javët e fundit.
Deri sot, Merkel kishte këmbëngulur që kancelaria dhe presidenca e partisë duhej të ishin në të njëjtën dorë.
Ndërkohë, ish-kreu i kristiandemokratëve në Bundestag, Friedrich Merz ka deklaruar se kërkon lidershipin e CDU-së./ /os/ a.jor.























