Opozita në rrugën e shkatërrimit dhe shpifjeve, në rrugën e gjyqeve do t’i çojmë ne
Opozita në rrugën e shkatërrimit dhe shpifjeve, në rrugën e gjyqeve do t’i çojmë ne.http://ata.gov.al/2018/10/27/opozita-ne-rrugen-e-shkaterrimit-dhe-shpifjeve-ne-rrugen-e-gjyqeve-do-ti-cojme-ne/“Opozita ka zgjedhur rrugën e vetëshkatërrimit dhe mbase këtë herë kur të shkojmë në zgjedhje më në fund do ta kuptojnë se janë vetëm, duke u thelluar në rrugën e vetëshkatërrimit nga zgjedhja në zgjedhje".Kështu deklaroi sot në Lushnje në një takim me gra e vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit.“Ata nuk kanë pikën e fuqisë të shohin realitetin dhe të njohin situatën e saj dhe të kuptojnë se janë të humbur me ne dhe nuk kanë shans të na mundin për një mijë e një arsye, që lidhen me njerëzit e zakonshëm dhe nëse duan të fitojnë duhet ta fillojnë analizën nga vetja, jo të hedhin gjithmonë fajin jashtë vetes”, nënvizoi Rama.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 27 Tetor 2018
TIRANË, 27 tetor/ATSH/-“Opozita ka zgjedhur rrugën e vetëshkatërrimit dhe mbase këtë herë kur të shkojmë në zgjedhje më në fund do ta kuptojnë se janë vetëm, duke u thelluar në rrugën e vetëshkatërrimit nga zgjedhja në zgjedhje.
Kështu deklaroi sot në Lushnje në një takim me gra e vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit.
“Ata nuk kanë pikën e fuqisë të shohin realitetin dhe të njohin situatën e saj dhe të kuptojnë se janë të humbur me ne dhe nuk kanë shans të na mundin për një mijë e një arsye, që lidhen me njerëzit e zakonshëm dhe nëse duan të fitojnë duhet ta fillojnë analizën nga vetja, jo të hedhin gjithmonë fajin jashtë vetes”, nënvizoi Rama.
Më e bukura e të bukurave, vijoi ai, ishte se pasi u votua ligji i kazinove dhe basteve dhe pasi u shkruajt e zeza mbi të bardhë, gjithçka që rrëzonte të gjitha shpifjet dhe prapë dolën e prapë shpifin , vazhdojnë të njëjtën histori, vazhdojnë shpifin.
Kreu i qeverisë tha se rrugën e shkatërrimit ata e kanë zgjedhur vetë , ndërkohë që në rrugën e gjyqeve do t’i çojmë ne.
“Do të kenë gjyqe të panumërta, do të rrinë nëpër rrugët e gjyqeve për një kohë të gjatë dhe do të japin lekët kokërr më kokërr për çdo shpifje. Për çdo rast kur nuk do të provojnë dot se ajo që kanë thënë është e vërtëtë do të paguajnë”, nënvizoi Rama.
Ai u shpreh se “me lekët e mbledhura nga pagesat e tyre, pasi të ndëshkohen si shpifës kemi vendosur të ngremë fondin e edukimit në Partinë Socialiste dhe ato para do t’i çojmë tek nxënësit e shkollave, tek fëmijët e kopshtve dhe çerdheve, do të bëhet një sasi jo e vogël, sepse janë shumë gjyqe”.
Kryeministri nuk la pa përmendur edhe rolin e rëndësishëm dhe qëndrueshmërinë në procesin e ligjit për mbylljen e kazinove dhe basteve të deputetëve të Partisë Socialiste dhe në radhë të parë të deputetëve të komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe sigurisht të Erion Braçes.
“Braçen e shohin dhe të vogël dhe u duket me e lehtë për ta sulmuar, por nuk e dinë që kur të kthehet mbrapsht është sa pesë si puna ime”, tha Rama.
/k.s/ /a.g/





















