Ballina Bota

SOFT NEWS – Copa America për… xhuxhat!

BUENOS AIRES, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Futbolli si mjet për t’u dhënë fund paragjykimeve. Argjentina po organizon që prej së enjtes Kupën e parë Amerikane në historinë e saj për xhuxhat për të nxitur integrimin dhe për t’i dhënë fund diskriminimeve që prekin personat me gjatësi nën mesataren.

Ekipet e Kilit, Kolumbisë, Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Kanadasë, Paraguajit, Perusë, Bolivisë dhe Marokut (i ftuar jashtë kontinentit) marrin pjesë në këtë kompeticion sportiv që do të zgjasë deri më 28 tetor.

‘’Ne bëjmë pjesë në kategoritë më të diskriminuara në botë. Ne ia kemi dalë me sukses të ndryshojmë këtë fakt duke treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë madje të luajmë edhe futboll, të punojmë dhe studiojmë’’, deklaroi Facundo Rojas, kapiteni i skuadrës argjentinase.

”Pas kaq vitesh as nuk mund të ëndërronim sikurse për një moment, që do të zhvillonin një ditë një ndjeshje zyrtare futbolli, kjo është shumë e rëndësishme për ne’’, thekson Oromar Miranda, lojtari i ekipit brazilian./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlje taksash, përfitojnë punonjësit dhe investitorët
Artikulli tjetërShkolla të reja e tekste falas, buxheti 2019 për arsimin