Ballina Lajme nga Vendi

Shkolla të reja e tekste falas, buxheti 2019 për arsimin

Shkolla të reja e tekste falas, buxheti 2019 për arsimin

Shkolla të reja e tekste falas, buxheti 2019 për arsiminhttp://ata.gov.al/2018/10/26/shkolla-te-reja-e-tekste-falas-buxheti-2019-per-arsimin/“Do të ketë rritje të pagave të mësuesve me rreth 7 %. Do të vazhdojmë ofrimin e teksteve shkollore falas për 190 mijë nxënës të arsimit parashkollor, nga të cilët 125 mijë nxënës të klasave nga e para në të katërtën. Po ashtu sigurohet transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues dhe trajtime me kuotë ushqimore për 1000-1400 nxënës”, tha Ahmetaj.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 26 Tetor 2018

TIRANË, 26 tetor/ATSH-Maela Marini/ Buxheti 2019 mbështet sektorin e arsimit, duke vijuar me ndërtimin e shkollave të reja.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se në buxhetin 2019, arsimi do të vazhdojë të jetë mbi 3% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Do të ketë rritje të pagave të mësuesve me rreth 7 %. Do të vazhdojmë ofrimin e teksteve shkollore falas për 190 mijë nxënës të arsimit parashkollor, nga të cilët 125 mijë nxënës të klasave nga e para në të katërtën. Po ashtu sigurohet transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues dhe trajtime me kuotë ushqimore për 1000-1400 nxënës”, – tha Ahmetaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Copa America për… xhuxhat!
Artikulli tjetërThaçi fton investitorët: Kosova ofron shumë mundësi