Ulje taksash, përfitojnë punonjësit dhe investitorët

Ulje taksash, përfitojnë punonjësit dhe investitorët

Ulje taksash, përfitojnë punonjësit dhe investitorëthttp://ata.gov.al/2018/10/26/ulje-taksash-perfitojne-punonjesit-dhe-investitoret/“Mbi 15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi pagat e nivelit të mesëm dhe të lartë. 20 mijë biznese ose mbi 50 mijë investitorë të kapitalit përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi dividentin nga 15 % në 8%”, tha Ahmetaj. Po ashtu, ai nënvizoi se “mbi 50 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor përfitojnë nga ulja e taksave të ndryshme, si ajo e ambalazhit e kërkuar për vite me radhë”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 26 Tetor 2018

TIRANË, 26 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Qeveria ka ulur taksat çdo ditë dhe kjo politikë fiskale do të vazhdojë edhe me buxhetin 2019”.

Kështu deklaroi sot gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Sipas tij, “parashikohet lehtësim i mëtejshëm i barrës fiskale”. “Mbi 15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi pagat e nivelit të mesëm dhe të lartë. 20 mijë biznese, ose mbi 50 mijë investitorë të kapitalit përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi dividentin nga 15 % në 8%”, – tha Ahmetaj.

Po ashtu, ai nënvizoi se “mbi 50 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor përfitojnë nga ulja e taksave të ndryshme, si ajo e ambalazhit, e kërkuar për vite me radhë”.

“Nga përjashtimet e parashikuara në tatimin mbi vlerën e shtuar lehtësohet veprimtaria e qindra operatorëve ekonomikë në industrinë e fasonit, makinerive bujqësore dhe farmaceutikës”, – tha Ahmetaj.

Sipas ministrit Ahmetaj, të ardhurat buxhetore në 2019 do të jenë 27,8 % e PBB-së, ndërkohë që ato janë trashëguar në nivelin nën 25 % të PBB-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.